ALBMEDTECH ofron zgjidhje software dhe programe për digjitalizimin dhe menaxhimin e shërbimeve shëndetësore. Ato synojnë të ndihmojnë mjekët, klinikat dhe spitalet të organizojnë punën e përditshme, të menaxhojnë informacionin dhe të përmirësojnë efikasitetin e shërbimeve.
Një nga zgjidhjet tona është SmartDoctor, platformë për menaxhimin e aktivitetit mjekësor, e cila mundëson:
-
Regjistrimin dhe menaxhimin e pacientëve;
-
Planifikimin e takimeve dhe vizitave;
-
Organizimin e kartelave dhe dokumentacionit mjekësor;
-
Administrimin e shërbimeve dhe stafit;
-
Ndjekjen e pagesave dhe raportimin e aktivitetit.
Përmes teknologjisë, ALBMEDTECH synon të mbështesë profesionistët dhe institucionet shëndetësore në ofrimin e shërbimeve më të organizuara dhe më efikase.
